LAJME

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2026, 19:20

Foto: Arkiv

Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa kolona dhe me pritje të shkurtra.

Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare në Han të Elezit, ku për hyrje në Kosovë automjetet presin nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje nga 3 deri në 5 minuta.

Në Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet për automjetet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika