Shumë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë për të kaluar pushimet. Por situata në pikat e kalimit kufitar, aktualisht është e qetë dhe nuk ka kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Pritjet më të mëdha janë në Jarinje ku për të hyrë në Kosovë, qytetarët po presin rreth gjysmë orë ndërsa në pikat tjera si Dheu i Bardhë, Merdare, Muçibabë, pritjet shkojnë deri në 20 minuta.






