Home LAJME Ardhja bashkëatdhetarëve, te Dheu i Bardhë pritjet deri në dy orë

Ardhja bashkëatdhetarëve, te Dheu i Bardhë pritjet deri në dy orë

0
Ardhja bashkëatdhetarëve, te Dheu i Bardhë pritjet deri në dy orë

Ardhja e bashkëatdhetarëve në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në dy orë mëngjesin e së dielës.

Kolona e automjeteve shkon një kilometër gjatësi.

Sipas të dhënave të përditësuara sot rreth orës 08: 35, në pikat tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here