LAJME

Arbër Rexhaj: Kur e vendosim reciprocitetin është çështje e jona

Arbër Rexhaj: Kur e vendosim reciprocitetin është çështje e jona
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2021, 07:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur për (mos)vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se është çështje e qeverisë se kur e vendosin reciprocitetin.

Këtë deklaratë Rexhaj e ka dhënë në Kanal 10 kur i janë përmendur deklaratat e kryeministrit Kurti kur ka thënë se reciprociteti është çështje ditësh e jo muajsh.

“Ne e kemi thënë një gjë reciprociteti është vlerë. Për këtë çështje kemi ra prej Qeverisë. Ne kur e vendosim reciprocitetin është çështja jona. Javët që po i përmendi mund të jenë muaj, edhe ditët janë muaj”, tha ai./reporteri.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika