Ballkani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Arber Potokun, për rinovimin e kontratës së tij.
Në njoftim është e bërë e ditur se Potoku ka rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër me skuadrën nga Suhareka, njofton Klankosova.tv.
“Potoku është pjesë e klubit tonë që 4 vite dhe vazhdon t’i qendroj edhe për 1 vit besnik FC BALLKANIT”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Kampionit i dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët!!”.
Potoku është pjesë e klubit të Ballkanit që nga viti 2018.