Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk ka diçka konkrete lidhur me masat Anti-COVID.
Vitia ka thënë se janë në kontakt me institucionet dhe do të bëjnë publike çdo vendim.
“Nuk ka asnjë paralajmërim, ne natyrisht jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucione përkatëse për çdo vendim paraprakisht do të komunikojmë me organet relevante si edhe me publikun. Është dita ime e parë në zyrë dhe realisht nuk është se ka diçka lidhur me këtë çështje. Nuk kam çfarë të them tjetër”, ka thënë Vitia për Indeksonline.





