Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.Lajmin e ka konfirmuar vet Vishaj në një deklaratë për Gazetën Shneta. Ai ka thënë se e ka pranuar këtë pozitë gjatë ditës së enjte.
“Po e kam pranuar emërimin sot. Është kohë e vështirë, por do të mundohem të bëj më të mirën”, ka thënë Vishaj.
Arben Vishaj emërohet ud. i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadiku i cili mbajti këtë pozitë për rreth 3 muaj. Sadiku poashtu ishte emëruar ud. pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishes.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

