Anëtari i propozuar në komisionin përzgjedhës për drejtorët e shkollave, Arben Shala, ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të diskredituar punën e suksesshme në komunë.
“Edhe aty ku nuk mund të gjejnë shkas, shpikin një dhe e procesojnë përmes makinerisë së propagandës. Kjo, që po e përmendni, është një riciklim i një akuze që disa vjet më parë është hedhur poshtë edhe nga prokuroria. Askush prej tyre nuk e tregon këtë sepse nuk iu konvenon; propaganda do ta humbiste qëllimin”, tha Shala për Telegrafin.
Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e fundit të Kuvendit, kërkoi largimin e Shalës nga komisioni, me arsyetimin se ai është përfitues i një tenderi dhe subvencioneve nga komuna.





