LAJME

Arben Gashi për LVV-në: Ju nuk jeni të gatshëm për të qeverisur

Arben Gashi për LVV-në: Ju nuk jeni të gatshëm për të qeverisur
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2021, 19:13

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se programi qeverisës i shpalosur nga Albin Kurti në seancën e sotshme të Kuvendit është konfirmim i një asgjëje.

“Vijmë në këtë seancë, pas një procesi që ka përcaktuar një renditje për partitë politike, fjalimi dhe një programi qeverisës, siç po duket në fillimet e tij janë konfirmim i një asgjëje, edhe pse unë do të doja tjetër gjë”.

“Pra, dilema fillon qysh në fillim me dyshimin se a kemi ndryshim konceptual apo qasje pragmatike, u harrua ajo, për të cilën u vranë njerëz në këto rrugë të këtij shteti, u harrua çfarë dhune ishte ushtruar nga serbët për shqiptarët”.

“Pak u deklaruar se ky Kuvend ishte terrorizuar për demarkacionin nga kauza e opozitarizmit të dhunshëm që atëherë mbretëronte në Kuvend, dua të dijë a ka ndryshuar me të vërtetë Lëvizja Vetëvendosje apo vetëm janë duke u munduar të paraqiten ndryshe, sepse nuk kanë qenë ndryshe asnjëherë”.

“Kur pritet të ofrohet një plan për katër vitet e ardhshme, ju po ofroni asgjë, po duket akoma nuk keni kaluar nga retorika boshe në programe konkrete. Ju nuk jeni të gatshëm për të qeverisur”, ka thënë Gashi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika