Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk do të jenë të aftë të përfundojnë dialogun me Serbinë.I pyetur rreth mundësisë se a mund që Kurti të përfundojë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë brenda 5 viteve të ardhshme, ai ka thënë se nuk pret një përfundim gjatë mandatit të tij.
“ Nuk besoj që do e përfundojnë. Nuk kanë aftësi dhe guxim të përballen me këso përgjegjësie”, tha ai në DPT te Fidani në T7.





