- Reklama -

Arabia Saudite pezullon vizat afatshkurtra për 14 vende, përpara sezonit të Haxhit

Arabia Saudite ka njoftuar një pezullim të përkohshëm të dhënies së vizave të reja afatshkurtëra – duke përfshirë vizat për vizitë biznesi – për qytetarët e 14 vendeve, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rregulluar udhëtimet përpara sezonit të ardhshëm të Haxhit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, moratoriumi, i vendosur të hyjë në fuqi më 13 prill 2025, zbatohet për shtetasit e Indisë, Egjiptit, Pakistanit, Jemenit, Tunizisë, Marokut, Jordanisë, Nigerisë, Algjerisë, Indonezisë, Irakut, Sudanit, Bangladeshit dhe Libisë.

- Reklama -

Udhëtarët nga këto vende që aktualisht kanë viza të vlefshme mund të hyjnë ende në Mbretërinë deri më 13 prill dhe duhet të dalin jo më vonë se 29 prilli.

Masa vjen pas sfidave logjistike dhe mbipopullimit të dëshmuar gjatë sezonit të kaluar të Haxhit, kur një numër i madh pelegrinësh thuhet se hynë në vend duke përdorur viza që nuk ishin të destinuara për qëllime pelegrinazhi.

Basil Al Sisi, një anëtar i Dhomës së Kompanive Turistike të Egjiptit, tha gjatë një interviste televizive se vendimi rrjedh nga mësimet e nxjerra gjatë sezonit të kaluar të Haxhit.

“Autoritetet kanë identifikuar vendet që kontribuan në krizën vitin e kaluar”, citohet të ketë thënë ai, duke iu referuar individëve që kryenin haxhin duke përdorur viza afatshkurtra ose jo specifike për Haxhin.

Mbretëria e ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e marrjes së llojit të duhur të vizës për udhëtimet fetare dhe paralajmëroi për pasojat ligjore për ata që nuk respektojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort