Asnjë udhëtar i huaj nuk do të lejohet të kryejë Haxhin këtë vit pasi Arabia Saudite kufizoi pelegrinazhin vjetor për qytetarët dhe banorët dhe vendosi një maksimum prej 60 mijë pelegrinëve në përgjigje të pandemisë së koronavirusit.
“Ata që dëshirojnë të kryejnë Haxhin duhet të jenë të lirë nga sëmundjet kronike, të vaksinohen dhe të jenë midis moshës 18 dhe 65 vjeç” tha ministria në një deklaratë të shtunën, raporton AlJazeera.





