Komuna e Prizrenit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se pas një angazhimi disa mujorësh, tashmë është aprovuar rregullorja për funksionimin e institucioneve edukative-arsimore në këtë komunë.
Kjo rregullore është e para që hartohet dhe aprovohet e cila lehtëson qeverisjen dhe menaxhimin e shkollave si dhe punën e edukatorëve dhe mësimdhënësve.





