Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për Projekt-Kodit e Procedurës Penale të Kosovës, i cili ndër të tjera mundëson edhe gjykimin në mungesë të të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale në Kosovë.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka bërë të ditur se në Projekt-Kodin e Procedurës Penale janë paraparë disa plotësime e ndyshime për të cilat edhe dha detaje.
“Gjykimi në Mungesë, përmes këtij propozimi kryerësit e veprave penale, sidomos ata që kanë kryer krime gjatë luftës nuk do të mund t’i ikin drejtësisë. Të gjithë ata që kanë kryer krime luftë do të marrin dënimin e merituar dhe kurdo që të hasen nga organet e drejtësisë do të vuajnë dënimin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha Sallahu.





