- Reklama -

Aprovohet padia kundër MD-së për anulimin e konkursit për noterë, Tahiri: Vendimi e konfirmon legjitimitetin e këtij procesi

Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka aprovuar padinë e 44 kandidatëve për noterë të ushtruar ndaj Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo pas anulimit që ky dikaster qeveritar i bëri konkusit për noterë.

- Reklama -

Ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë që ky vendim e konfirmon legjitimitetin e këtij procesi, ndaj të cilit “patën hedhur baltë shumë akterë, që më së paku shqetësoheshin për integritetin e tij, e kryesisht për përfitimet e tyre elektorale e financiare në dëm të tij”.

“Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës në çështjen rreth procesit të provimit të Noterisë, konfirmon legjitimitetin e këtij procesi, ndaj të cilit patën hedhur baltë shumë akterë, që më së paku shqetësoheshin për integritetin e tij, e kryesisht për përfitimet e tyre elektorale e financiare në dëm të tij. Si pasojë e vonesës në rekrutimin e noterëve të rinj, 16 komuna të Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të pambuluara me shërbime të mirëfillta noteriale. Qytetarët e këtyre komunave, detyrohen për çdo ditë që të udhëtojnë për dhjetëra kilometra për të kryer shërbimet e tyre, për shkak të kontestimit të pavend të këtij procesi legjitim”.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, tha që nga e gjithë kjo periudhë kohore është bllokuar procesi i rekrutimit të noterëve të rinj sipas formulës së ligjit 1 noter në 10 mijë banorë, kanë humbur qytetarët, ndërsa kanë përfituar monopolet.
“Kjo praktikë duhet të marrë fund. Jam krenar për punën që kemi bërë në Ministrinë e Drejtësisë dhe thellësisht i bindur se reformat që kemi ndërmarrë, do të lehtësojnë qasjen në shërbime më të shpejta, efikase e de burokratike për qytetarët e Kosovës”, tha tutje ai.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort