Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për aplikime në programin e mbështetjes dhe fuqizimit të bizneseve në sektorin e mobilerisë dhe fushave të ndërlidhura.
Programi ka për qëllim:
– Mbështetjen e bizneseve startup, mikro dhe të vogla në sektorin e mobilerisë, përpunimit të drurit si dhe sektorëve të ndërlidhur, me theks të veçantë te ndërmarrjet e drejtuara nga gratë,
– Nxitjen e inovacionit dhe kreativitetit në këtë industri,
– Trajnimin teknik dhe trajnimin për biznes përmes kampeve e mentorimit, me fokus në krijimin e shkathtësive për zhvillim,
– Transformimin digjital për biznese pjesëmarrëse,
– Rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve për të arritur një ekosistem mbështetës.
Për më shumë informacione në lidhje me programin dhe aplikimin klikoni te linku në vazhdim:
Linku për aplikim: https://shorturl.at/DRU39
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 10.12.2023.
Ky program mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe FEGO Project Kosovo ndërsa implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren.