LAJME

Aplikimi për shtesën prej 100 eurosh për studentët, flasin nga Qeveria

Aplikimi për shtesën prej 100 eurosh për studentët, flasin nga Qeveria
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Prill 2022, 11:12

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu bën të ditur se ditëve në vijim do të dalin me njoftim për procesin e aplikimit për shtesën e ndarë prej 100 eurosh për studentët.

Kryeziu në një përgjigje për Gazetën Express tha se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu.

Ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, pensionistët i kanë marrë nga 100 euro në prill, punëtorët e sektorit publik pritet t’i marrin me pagën e prillit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika