LAJME

Aplikimi për 100 euro, kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI)

Aplikimi për 100 euro, kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI)
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2026, 16:34

Nga sot është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të masave mbështetëse të Qeverisë së Kosovës.

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës online të Administratës Tatimore të Kosovës (Apliko KËTU).

Ministri Murati ka bërë të ditur se secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të gjitha të dhënat e plotësuara të jenë të sakta, pasi aplikimet me gabime do të refuzohen.

Afati për aplikim do të jetë deri më 5 qershor 2026.

Sipas kritereve të publikuara, të drejtë aplikimi kanë:

Punëtorët në sektorin privat;
Punëtorët në organizata joqeveritare (OJQ);
Punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit, përfshirë ndërmarrjet publike dhe RTK-në.

Tek aplikacioni kërkohet edhe numri unik i biznesit.

Por si ta gjeni atë?

1.Kërkojeni tek kontrata e punës (faqja e parë shkruan emri i biznesit/ kompanisë dhe aty ceket numri i biznesit, apo numri unik)

2.Kërkojeni në ARBK emrin e biznesit ku punoni dhe aty shfaqet numri unik i tyre (ARBK).

Për të përfituar nga subvencionimi, aplikuesit duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1 mijë euro dhe të jenë të deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill, e cila është dorëzuar deri më 15 maj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika