Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.
Vulin, që për nga politikbërja ngjason komplet me diskursin e kriminelit Millosheviq, ka thënë se Serbia duhet të deklarojë neutralitet politik.
“Se çka mendojnë shtetet e BE-së për Serbinë do të dihet në bazë të votës së tyre në lidhje me kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne s’duhet të presim edhe 20 vite që ta dimë nëse BE e do Serbinë si anëtare të saj. Do të jetë e mjaftueshme të votohet apo jo kundër këtij vendimi”, tha Vulin.





