• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, May 26, 2022
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
#Vaksinohu

Të Infektuar: 160.872

Të Shëruar: 157.434

Të Vdekur: 2.978

Home LAJME

Apeli ia ashpërson dënimin 23-vjeçarit që vrau dhëndrin në Gjakovë

tvprizreni by tvprizreni
May 14, 2022
in LAJME
0
Numër rekord i publikimeve të vendimeve të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin në 30 vite burgim Col Imerajt, i cili ishte gjetur fajtor se në korrik të 2020-ës ka vrarë N.M, ka tentuar të vrasë djalin e viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor kushërirës së tij, D.M.

Kështu, kjo gjykatë e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket vendimin për dënim, e cila Imerajn e kishte gjykuar me 25 vite burgim unik për tri vepra penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e Apelit ndaj Imerajt, për veprën penale të vrasjes së rëndë ka shqiptuar 30 vjet burgim, për veprën penale të tentim vrasjes së rëndë 8 vite burgim, dhe për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti.

Sipas Apelit, në këtë rast kjo gjykatë ka aplikuar sistemin e absorbacioni, me c’rast dënimi më i rëndë prej 30 vitesh burgim, i ka absorbuar në vete dënimet më të lehta.

“Meqenëse dispozita e neni 42 paragrafi 2 i KPRK-së, ia lë në diskrecion gjykatës mundësinë që për veprat penale për të cilat parashihet dënimi me burgim të përjetshëm të shqiptojë dënim me burgim deri në 35 vjet, që është dënimi mbi maksimumin e përcaktuar për dënimin me burgim që është 25 vjet, atëherë sipas vlerësimit të kësaj gjykate, dispozita e nenit 76 paragrafi 1 nënparagrafi 2.1 të KPRK-së, duhet të aplikohet përshtatshmërisht edhe në rastet e shqiptimit të dënimit sipas nenit 42 parag.2 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykim të Apelit.

Ndërsa, arsyet qe përmend Apeli për ashpërsimin e këtij dënimi thuhet të jenë rrethanat rënduese që i ka konstatuar gjykata e shkallës së parë, e që për gjykatën e shkallës së dytë këto rrethana janë posaçërisht rrethana rënduese, e të cilat mbipeshojnë rrethanat lehtësuese të konstatuara nga shkalla e parë dhe të aprovuara edhe nga kjo gjykatë, në praninë e të cilave dënimi i shqiptuar rezulton shumë i butë.

Imeraj, nga fshati Geghysen në Tropojë, ishte dënuar nga Themelorja se ka vrarë N.M, ka tentuar të vrasë djalin e tij dhe i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor kushërirës së tij, D.M. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në korrik të vitit 2020.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Col Imeraj akuzohet se më 7 korrik 2020, rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaniq të Komunës së Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e të ndjerit N.M., me dashje në mënyrë dinake dhe për motive të panjohura ka privuar nga jeta të ndjerin 60 vjeçar.

Siç përshkruhet në aktakuzë, i akuzuari me thikë dhe me një çekan e godet me thikë fillimisht kushërirën e tij, D.M, pastaj e godet me thikë edhe të ndjerin, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së. Në paragrafin 1 dhe nënparagrafin 1.4 të nenit 173 flitet për vrasje të rëndë të kryer në mënyrë mizore dhe parashihet dënimi me burgim jo më pak se 10 vite ose me burgim të përjetshëm.

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari në kohë, vend dhe mënyrë të përshkruar si më lartë, pasi më parë e privon nga jeta të ndjerin N.M dhe i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës D.M, hyn në dhomën ku ishin duke fjetur M.M. së bashku më vëllain e tij, dëshmitarin e mitur D. dhe menjëherë fillon ta godasë disa herë me thikë të dëmtuarin M., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ashtu që i dëmtuari dërgohet për në QKUK.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Për këtë vepër penale parashihet dënimi me burgim jo më pak se 5 vite, dhe se personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, por dënimi mund të zbutet.

Imeraj akuzohet edhe për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, përkatësisht për shkaktimin e lëndimeve trupore të dëmtuarës D.M. të përshkruara si në dispozitivin e parë të aktakuzës. E që për këtë vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës mund të shqiptohet dënim me gjobë

Download Best WordPress Themes Free Download
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
free download udemy paid course
download huawei firmware
Premium WordPress Themes Download
udemy paid course free download
Previous Post

Pse s’u arrit marrëveshja për targat dje në Bruksel?

Next Post

Policia largon nga rrugët 66 lëmoshë-kërkues

Next Post
Policia gjobit lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit

Policia largon nga rrugët 66 lëmoshë-kërkues

Të Fundit

Tërheqja e 30% të trustit, Kurti: Edhe FMN-ja tha që kjo s’është zgjidhje

Ish-kryetari i Bordit – deputetëve: Mos e shkatërroni Trustin

May 26, 2022
Pse aeroplanët nuk mbajnë parashutë për udhëtarët?

Një strategji që mund të shpëtojë martesën tuaj nga divorci

May 26, 2022
Motorola paralajmëron ardhjen e telefonit të ri të menqur me kamerë prej 200 megapikselë

Motorola paralajmëron ardhjen e telefonit të ri të menqur me kamerë prej 200 megapikselë

May 26, 2022
Petkoviq: Mjerë për atë që e lëvdon Besnik Bislimi

Petkoviq: Mjerë për atë që e lëvdon Besnik Bislimi

May 26, 2022
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Mob.: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Tërheqja e 30% të trustit, Kurti: Edhe FMN-ja tha që kjo s’është zgjidhje

Ish-kryetari i Bordit – deputetëve: Mos e shkatërroni Trustin

May 26, 2022
Pse aeroplanët nuk mbajnë parashutë për udhëtarët?

Një strategji që mund të shpëtojë martesën tuaj nga divorci

May 26, 2022
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

AllEscort