Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për rihapjen e porteve të Ukrainës për të shmangur kërcënimin e afërt të urisë.
“Portet në zonën e Odesës, në Ukrainën jugore, duhet të rihapen urgjentisht për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës globale të urisë”, thuhet në faqen e internetit të WFP.





