Nëna e Benjamin Jashari, përmes një postimi në facebook, ka bërë apel tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë për të kryer djali i saj kontrollet e nevojshme mjekësore në një nga spitalet e Turqisë, sepse familja nuk ka mundësi të sigruojë shumën e nevojshme për trajtimin e djalit të saj.
“Shumica nga ju e dini se Benjamini që një kohë të gjatë është duke u kuruar në Turqi për pengesa të ndryshme shëndetësore. Falë Zotit dhe ndihmës suaj bamirës, Benjamini që nga viti 2021 arriti t’i bëjë të gjitha vizitat për shërim në spitalin e Turqisë dhe tani pas një pauze i erdhi koha që të bëjë kontrollen e rradhës, dhe pa dashur të ju shqetësoj na duhet ndihma juaj përsëri!







