LAJME

Apel për ndihmë: Safet Krasniqi nga Nasheci i Prizrenit ka nevojë urgjente për operim

Apel për ndihmë: Safet Krasniqi nga Nasheci i Prizrenit ka nevojë urgjente për operim
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2026, 10:56

Safetin Krasniqi nga fshati Nashec i komunës së Prizrenit, i cili po përballet me probleme serioze shëndetësore ka nevojë urgjente për operim në shtyllën kurrizore.

Sipas familjarëve, gjendja e tij është rënduar ndjeshëm nga dhimbjet e mëdha në shpinë, të cilat ia kanë vështirësuar jetën e përditshme. Mjekët kanë rekomanduar ndërhyrje urgjente kirurgjikale për lirimin e nervave dhe parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore.

Për realizimin e operimit nevojiten rreth 10 mijë euro, shumë e papërballueshme për familjen e tij, e cila tashmë ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe bamirësve.

Familjarët theksojnë se çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëhet shpresë për Safetin dhe rikthimin e tij drejt një jete normale.

Për të kontribuar, qytetarët mund të ndihmojnë përmes platformës: 👉 Linku i Gofundme  https://gofund.me/615fd22a6

Të dhënat bankare për donacione në Kosovë:

Përfituesi: Shaindere Krasniqi

Banka: TEB Sh.A – Kosovo

IBAN: XK052028000257789882

SWIFT/BIC: TEBKXKPRXXX

Ndërkaq, janë bërë publike edhe të dhënat për transfere ndërkombëtare, në mënyrë që ndihma të mund të ofrohet edhe nga bashkatdhetarët jashtë vendit.

🌍 Për donacione nga jashtë vendit:

🇩🇪 Deutsche Bank AG Frankfurt – SWIFT: DEUTDEFF

🇦🇹 Raiffeisen Bank International – SWIFT: RZBAATWW

🇫🇷 BNP Paribas Paris – SWIFT: BNPAFRPP

🇺🇸 BNP Paribas USA New York – SWIFT: BNPAUS3N

🇨🇭 Zürcher Kantonalbank – SWIFT: ZKBKCHZ

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika