- Reklama -

Anulohet tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve, Durmishi thotë se do të kursehen 22 milionë €

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI-së), Hysen Durmishi ka thënë se kanë anuluar tenderët për mirëmbajtën verore dhe dimërore për rrugët rajonale e nacionale.

Sipas Durmishit me anulimin e këtij tenderi ministria i ka shpëtuar buxhetit të Kosovës 22 milionë euro.

- Reklama -

Ai ka theksuar se me hapjen e konkursit të ri, në Kosovë rrugët do të rregullohen me produkte më cilësore që përdoren për herë të parë në vend.

“Ne e kemi anuluar tenderin mirëmbajtja verore dhe dimërore për rrugët rajonale e nacionale që kishte një vlerë prej 44 milionë euro. Ai ka pas kornizë që në fund rritej në 47 milionë”, është shprehur ai.“Në javën e kaluar e kemi hapë konkursin e ri që do të jetë një kontratë një vjeçare me çmim fiks. Kemi futur produkte të reja që vinë për herë të parë në mënyrë që të rrisin cilësime dhe rrisin sigurinë në komunikacion. Nëse llogaris në fund i kemi shpëtuar rreth 22 milionë euro duke kursyer kështu buxhetin e shtetit”, ka thënë ai.

Durmishi foli edhe për shpronësimet në vend për të cilat tha se do të ndajnë buxhet shtesë për t’i përfunduar.

“Çështja e dytë ka të bëjë më shpronësimet . Kemi shumë probleme në realizimin e shumë kontratave për mos kryerjen e shpronësimit me kohë. Kemi kredi e kontrata ndërkombëtare dhe çdo vonesë tregon dëmtim të buxhetit”.

“Rruga nga Prishtina deri te QMI nuk ka fare elaborat shpronësimi dhe tani kanë filluar problemet. Jemi të detyruat të ndajmë buxhet shtesë për shpronësimet,” tha ai.

Durmishi gjithashtu njoftoi se janë anuluar të gjitha memorandumet me komunat për të cilat ka munguar analiza, raporton EO.

“Anulojmë memorandume që janë nënshkruar me të gjitha komunat sepse nuk janë analizuar mirë dhe kështu rrezikojmë. Projektet e reja nuk do të fillojmë pa e siguruar buxhetin dhe pa e kryer shpronësimin”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort