LAJME

Anulohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë?

Anulohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë?
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2023, 21:31

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka konfirmuar anulimin e mbledhjes së dy qeverive.

Ai tha se situata mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare është e përshkallëzuar.

Sipas mediave në Tiranë, konkretisht televizionit privat Top Channel, kjo mbledhje është anuluar. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës para pak minutash e dërgoi agjendën për mbledhjen e nesërme të përbashkët të dy qeverive që është planifikuar të mbahet në Gjakovë.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për shtyp sonte në  orën 19:30, ndoënse nuk dihet nëse ky adresim para mediave,  ka lidhje me këtë vendim.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

Ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe,  Francës dhe Gjermanisë.

Në lidhje me këtë, është pyetur sot edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Rama duhet t’ia dorëzojë Serbisë propozimin e tij.

“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc”, u shpreh sot Kurti, vetëm një ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive.

“Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

Në këtë mbledhje të përbashkët pritej të nënshkruheshin dhjetë marrëveshje dypalëshe.

Kjo do të ishte mbledhja e nëntë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe e treta e qeverive Kurti-Rama.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika