Është anuluar festivali zyrtar i birrës “Beerfest Kosova” me arsyen se i njëjti nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë.
Sipas organizatorëve, në një takim me zyrtarët e komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës që u mbajt më 13 qershor, policia ka thënë se në lokacionin prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.
“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.





