LAJME

Anulohen dy fluturime nga Aeroporti i Prishtinës për arsye operacionale

Anulohen dy fluturime nga Aeroporti i Prishtinës për arsye operacionale
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2022, 18:20

Dy fluturime të linjës Prishtinë – Basel dhe Prishtinë – Bruksel, janë anuluar për arsye operacione.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Valentina Gara.

“Fluturimet janë anuluar për shkaqe operacionale të kompanive. Nuk ka ndonjë arsye tjetër apo ndonjë kërcënim “- tha Gara.

Fluturimi Prishtinë Basel ishte paraparë të realizohej nga 18:40, ndërsa Prishtinë – Bruksel ishte paraparë të realizohej nga ora 22:10.

Anulime pati edhe tek fluturimet për në Kosovë.

Sipas njoftimit nga ANP “Adem Jashari” është anuluar fluturimi nga Baseli i paraparë të mbërrinte në Prishtinë në ora 18:05 si dhe është anuluar edhe fluturimi nga Brukseli që ishte paraparë të mbërrinte në “Adem Jashari” në ora 21:20.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika