Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni në ceremoninë zbarkimit të FSK-së në misionin e parë paqeruajtës, ka thënë se sot ëndrra e shumë brezave po bëhet realitet.Quni ka thënë se sot nderojmë sakrificën e shumë brezave për atdheun.“Është privilegj i veçantë të jemi dëshmitarë të një ngjarje historike për Kosovën, duke shënuar hapin e parë të Ushtrisë tonë. Në këtë moment të veçantë jemi të nderuar të nderojmë sakrificën e shumë brezave për atdheun. Vetëm pak ditë kur Kosova ka festuar 13 vjetorin e pavarësisë, po shënon hapin më të rëndësishëm për tu rreshtuar krah forcave amerikane”, ka thënë Quni.
Anton Quni thotë se ushtria e Kosovës dhe e SHBA-së janë një

Ai shtoi se flamuri i Kosovës do të rreshtohet krah flamujve të ushtrive më të fuqishme.“Ne sot kemi të drejtë të ndjehemi krenar sepse flamuri ynë do të rreshtohet përkrahë flamurëve të ushtrive më të fuqishme”, tha Quni.Quni shtoi se sot ushtarët tanë do të nisen në mision të shenjtë. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ushtria amerikane janë një.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

ATK bën thirrje për përmbushjen e detyrimeve tatimore në kohë: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Tragjike: Nëna nga Kosova dhe fëmija i saj humbin jetën në një aksident në Gjermani

