Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Quni, i cili kandidaturën e tij për të parin e LDK-së e konfirmoi për media pas dorëheqjes së Isa Mustafës, shkruan në një postim në Facebook, se nuk duhet lejuar që LDK-ja të bëhet “relikt”.
“Ky “relikt” nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së”, shkruan Quni krahas një fotoje të postuar në Facebook me një relikt.
Ndryshe, LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka shënuar rezultatin më të dobët ndonjëherë zgjedhor, duke marrë vetëm 13.08 për qind të votave sipas rezultateve preliminare të KQZ-së. Pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kreu i kësaj partie, ishte Anton Quni i cili i pari konfirmoi kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.
Zgjedhja e kryetarit të LDK-së pritet të bëhet më 14 mars.