LAJME

Antikorrupsioni në përfundim të mbledhjes së informatave për verifikimin e pasurisë së Martin Berishajt

Antikorrupsioni në përfundim të mbledhjes së informatave për verifikimin e pasurisë së Martin Berishajt
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2022, 14:02

Pas raportimit të mediave sllovene se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përfshirë në një skandal financiar, Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë, ka iniciuar procedurat e verifikimit të pasurisë.

Nga AKK-ja për FrontOnline kanë thënë se janë në përfundim të fazës së mbledhjes së informatave dhe se do të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

“Për rastet në fjalë, të z. Martin Berishaj, ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit, aktualisht është në përfundim të fazës së mbledhjes së informatave dhe bazuar në dëshmitë dhe informatat e siguruara, AKK do të ndërmarr veprime konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre

Tutje në përgjigjen e tyre thuhet se synojnë që verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berisha ta përfundojnë para afatit ligjor, i cili është gjashtë muaj.

“Afati ligjor për verifikim është gjashtë muaj, por AKK synon ta përfundoj procesin para këtij afati”, bëjnë të ditur nga AKK-ka.

Ndërsa për të gjeturat që kanë arritur t’i siguroj gjatë procesit të verifikim, AKK-ja nuk ka pranuar të jap detaje.

“Lidhur me të gjeturat nga procesi i verifikimit, ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, por bazuar në procedurat ligjore nuk mund të ndajmë informata lidhur me këtë proces”.

Ishte mediumi slloven “Planet TV”, i cili raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Këto pretendime i ka mohuar vetë ambasadori Berishaj. Madje, ai kishte paralajmëruar padi ndaj gazetarit slloven, për shpifje ndaj tij./FRONTONLINE/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika