- Reklama -

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston tre persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, sekuestron drogë, para dhe dëshmi tjera

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, të asistuar nga njësiti i antidrogës në Prizren pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”, më datë 29.10.2022, rreth orës 16:30 në autostradën Prishtinë-Prizren në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, kanë arrestuar tre persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, ku pas kontrollit të automjetit kanë sekuestruar drogë, para dhe dëshmi të tjera.

Njoftimi i plotë:

- Reklama -

”Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës nga rajoni i Prishtinës të asistuar nga njësiti i antidrogës në Prizren pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”, më datë 29.10.2022, rreth orës 16:30 në autostradën Prishtinë-Prizren në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, kanë arrit të ndalojnë veturën e dyshuar të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K. P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D. K.).

Pas kontrollit të automjetit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 768.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, dy telefona celular, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanaës dhe të holla me vlerë 43.10 euro.

Në vazhdën e hetimit të këtij rasti me urdhër të Prokurorit kujdestar, nga njësit rajonal i antidrogës në Prishtinë është realizuar kontrollë tjetër në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, rr.”Ahmet Gashi” dhe rr.”Muhamet Çame” adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– Në rrugën “Muharrem Fejza” në vendbanimin (shtëpinë) e të dyshuarit (D. K.), janë sekuestruar: 1525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë falco.

– Në rr.”Muhamet Qame” në vendbanimin (banesën) e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, një peshore digjitale dhe një telefon celular.

– Në rr.”Ahmet Gashi” në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karrikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë, etj.

Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar:

• (3693.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

• (105.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

• (1) tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY

• (3) armë zjarri

• (2) karikatorë

• (54) fishekë

• (1993.10) euro

• (200) lek

• (30) franga

• (30) funta

• (1) dollar

• (3) telefona celular

• (1) veturë

• (6) peshore digjitale

• (3) mullinjë (grindera)

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pakompromis do të zhvillohet kundër individëve dhe grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin apo shperndarjen e substancave narkotike (drogave) që paraqesin rrezik potencial për shoqërinë, në veçanti shëndetin e të rinjëve tanë.”, thuhet në njoftimin e policisë./TVPrizreni/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort