LAJME

Ankandi solar, Kurti thirrje investitorëve që të marrin pjesë

Ankandi solar, Kurti thirrje investitorëve që të marrin pjesë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2023, 12:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje investitorëve të marrin pjesë në ankandin e parë të Kosovës në energji solare. Kurti ka shkruar se Qeveria garanton proces të drejtë dhe transparent.

“Ne ftojmë investitorët në ankandin e parë në Kosovë, të PV diellore 100 MW, të cilin e kemi nisur me mbështetjen e USAID. Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, përfshirë tokë publike me 15 vjet të garantuara APP, qira 30-vjeçare dhe lidhje afër rrjetit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Nëpërmjet këtij ankandi pritet që të bëhet instalimi i paneleve me kapacitet të prodhimit të 100 megavatëve të energjisë solare, në një vlerë prej 75 milionë eurosh./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika