Home SPORT Anglia shkon në finale të Euro 2024

Anglia shkon në finale të Euro 2024

0
Anglia shkon në finale të Euro 2024

Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me panjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.

Dhe Watkins ishte vendimtar në kualifikimin e Anglisë në finale të Euro 2024.

Në gjysmëfinalen ndaj Holandës, të mërkurën mbrëma në Dortmund, Watkinsi shënoi golin e fitores 2:1. Në minutën e 91-të ai gjuajti shumë bukur nga zona dhe realizoi për fitoren e madhe.

Goli i Ëatkinsit u shënua kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Ndeshja ishte e denjë për gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Dhe fitues i saj pos Anglisë e Ëatkinsit është edhe selektori anglez,  Gareth Southgate. Ai bëri zëvendësimet që dolën të jenë vendimtare.

Holanda kaloi në epërsi 1:0 në minutën e shtatë. Xavi Simons shënoi supergol me goditje nga distanca.

Për 1:1 shënoi kapiteni i Anglisë, Kane, në minutën e 18-të. Ai realizoi nga pika e bardhë.

Të dielën në finale, Anglia përballet me Spanjën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here