Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johoson, shpalosi planin e rihapjes nga kufizimet e pandemisë, falë masave të reja “përfiton” edhe futbolli.
Prej datës 17 maj, stadiumet në Angli mund të mirëpresin sërish mbështetësit në shkallët e tyre. Lajmi u bë i ditur pikërisht nga kreu i qeverisë që përmes hapave të radhës që Mbretëria e Bashkuar ka marrë për daljen nga izolimi do të bëhet i mundur rikthimi i publikut në stadiume, raporton CNN përcjell Albinfo.ch.
Kapaciteti që do të kenë impiantet është i njëjtë me atë të rikthimit të parë të tifozëve, në vjeshtën e vitit që lamë pas, rreth 25% ose ndryshe, mesatarisht deri në 10 mijë spektatorë në një ndeshje. Numri ekzakt i tyre ndryshon në varësi të madhësisë që ka secili stadium.





