Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka reaguar sot pas raportimeve se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të UNMIK-ut.
Dushi në një postim në Facebook shkruan se kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim, ndërsa sipas tij lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë.
Lexoni të plotë statusin:
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht Zyra për Regjistrim e Certifikim, është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim.
Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim.
Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre.
Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës.”, shkruan Dushi.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.