LAJME

Andin Hoti kandidat për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje

Andin Hoti kandidat për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Dhjetor 2025, 07:55

Kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur të Kosovës, Andin Hoti, i ka hyrë garës për deputet.

Andin Hoti, i cili është i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, do të jetë pjesë e garës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti do të bart numrin 11 në listën zgjedhore të VV’së.

Kjo është hera e parë që Andin Hoti po garon me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti ishte prezantuar nga Albin Kurti për Ministër të Familjes dhe Mirëqenies Sociale përgjatë tentim-mandatimit të qeverisjes së tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika