Kreu i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe drejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime për të pagjeturit, Andin Hoti, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve provokuese të sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Velko Odaloviq.
Ky i fundit tha sot se “kudo që ishin amerikanët, ata u larguan përfundimisht, Prishtina duhet të mendojë për këtë”, duke iu referuar situatës së fundit në Afganistan.
Deklarimet e zyrtarit serb, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, i cili po angazhohet drejtpërdrejtë në mënyrë institucionale për zbardhjen e fatit të babait dhe të gjithë personave që Serbia i mori dhunshëm dhe për fatin e të cilëve ende nuk dihet, po i sheh si shkelje mbi plagët ende të hapura nga lufta e fundit në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook një mendësi të tillë të Odalloviq e quan një kërcënim të hapur se sikur të mos ishte SHBA-ja, shteti serb do të vazhdonte krimet e saja çnjerëzore ndaj popullit shqiptar.
“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.” – Ukshin Hoti (Të cilin ende sot e mbani peng)”, shkruan Hoti.