LAJME

“Amerika është këtu të ndihmojë”, Hill zbulon se çfarë po bëhet aktualisht me Serbinë

“Amerika është këtu të ndihmojë”, Hill zbulon se çfarë po bëhet aktualisht me Serbinë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2022, 15:59

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, tha sot se Serbia ka nevojë për diversifikim dhe largim nga Rusia për sa i përket furnizimit me energji.

Hill, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si e sheh ai marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë për ndërtimin e një tubacioni nafte që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me “naftë më të lirë nga Uralet duke u lidhur me tubacionin e naftës Druzhba”, gjë që u konfirmua nga autoritetet hungareze, tha se nuk është në gjendje të komentojë për këtë sepse nuk i di detajet, por se Serbia duhet të largohet nga Rusia në çështjen e burimeve të energjisë.

Nuk e di nëse jam në gjendje të komentoj, nuk i di detajet, por Serbia duhet të diversifikojë sistemin e saj energjetik dhe të largohet nga Rusia në këtë drejtim. Për momentin, po punohet shumë për të ndihmuar Serbinë që të largohet nga Rusia dhe të ndalojë së qeni i varur nga burimet ruse të energjisë – u tha Hill gazetarëve në Akademinë Kombëtare të Administratës Publike, ku foli në konferencën “Administrata amerikane përmes pikëpamjes së një diplomati karriere”.

Ambasadori amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për të ndihmuar Serbinë që të bëhet e pavarur nga Federata Ruse. /blic.rs

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika