- Reklama -

AME: Komuna e Prizrenit në të dyja anët e rrjedhës është përmbytur nga Drini i Bardhë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata me vërshime në territorin e Kosovës paraqitet dinamike, me raste të lokalizuara në disa komuna si pasojë e reshjeve të shtuara.

Sipas agjencisë, zona e Anadrinisë, Komuna e Prizrenit në të dyja anët e rrjedhës se Drinit është përmbytur nga Drini i Bardhë.

- Reklama -

Tutje ka njoftuar se rruga Gjonaj – Krajk e bllokuar shkaku i daljes se Drinit të Bardhë në rruge, sipas policisë në nivel mbi 1.5 metra.

Ndërsa është bërë e ditur se në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Njësitë Profesionale të Zjarr fikjes dhe Shpëtimit, në koordinim me Qendrën Operative të Agjencisë, strukturat komunale, janë të angazhuara në: Koordinimin e mbështetjes qeveritare, në intervenime për pompim të ujit, sigurim të objekteve të rrezikuara, monitorim të pikave kritike” – thuhet në njoftim.

Tutje AME ka njoftuar se nuk raportohet për humbje jete, ndërsa dëmet materiale janë të kufizuara dhe janë në proces vlerësimi nga autoritetet lokale.

“Ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi”- thuhet në njoftim.

AME-ja u ka bërë apel qytetarëve të shmangin zonat e rrezikuara.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort