LAJME

AME-ja tregon rajonet më të prekura nga vërshimet

AME-ja tregon rajonet më të prekura nga vërshimet
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2026, 20:12

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë me dije se njësitet e saj janë angazhuar sot në të gjithë vendin, në përballjen me vërshime dhe përmbytje.

Nëpërmjet një postimi, AME-ja pohon se situata me vërshime paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.

“Rajonet më të prekura:

Fushë-Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

 

 

Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.

Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm” thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika