LAJME

Ambasadorja gjermane në Serbi: Gjermania kërkon nisjen e bisedimeve për Asociacionin

Ambasadorja gjermane në Serbi: Gjermania kërkon nisjen e bisedimeve për Asociacionin
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2023, 11:55

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, deklaroi se Gjermania i merr seriozisht shqetësimet e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe se kërkon fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për Asociacionin e Komunave Serbe me kontributin konstruktiv të të gjitha palëve, shkruan Naslovi, transmeton Klan Kosova.

“Presim që themelimi i Asociacionit, për të cilin është rënë dakord në vitin 2013 dhe 2015, do të vihet në agjendën e dialogut të zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së”, citohet të ketë thënë Konrad për gazetën serbe Blic, duke shtuar se marrëveshja për formatin e Asociacionit është njëri nga qëllimet e atij dialogu.

Tutje bëhet e ditur se ambasadorja ka thënë që përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, “ka besimin dhe mbështetjen e Gjermanisë” dhe se “angazhimi i tij gjatë javëve të fundit, së bashku me partnerët evropianë dhe transatlantikë, ka kontribuar ndjeshëm në qetësimin e situatës”.

“Tani i takon Serbisë dhe Kosovës që të fillojnë një dialog që do të çojë në një normalizim të përhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shtoi ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika