Ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Natasha Gomes, në shoqërim të dy përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti, udhëheqësit e Zyrës Zhvillimore në Prishtinë, z. Richard Shmit, dhe udhëheqëses së Projektit Mbështetës për Shëndetësinë në Kosovë, KSV/017, Dr. Afërdita Osmani, të mërkurën kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Delegacioni fillimisht janë takuar me menaxhmentin e spitalit, ku nga drejtori ekzekutiv, Afrim Avdaj, janë njoftuar me të arriturat e deritanishme, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen. Në mënyrë të veçantë janë njoftuar me menaxhimin e situtës më pandeminë COVID-19, ecurinë e projektit KSV/017, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Luksemburgut për ndihmën e sektorit të shëndetësisë, ne veçanti spitalit.






