Ambasadori ukrainas, Volodymyr Tolkach, sipas mediave serbe, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se “do të merret me Kosovën, pas luftës në Ukrainë”.
“Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, prandaj duhet të pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një veprim i tillë”, u shoreh Tolkach.
Mediumi serb opozitar, “Danas”, ka cituar këtë deklaratë të ambasadorit, i cili tutje shtoi: “…kjo është arsyeja pse duhet të pyesim vetën se çfarë mund të pritet pas një lëvizje të tillë”.





