Protestuesit fillimisht e kanë penguar ambasadorin rus për të bërë nderime në varrezat e Varshavës për ushtarët e Ushtrisë së Kuqe që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Teksa mbërriti në Varrezat e Ushtarëve Sovjetikë në kryeqytetin polak, Andreev u prit nga qindra aktivistë që kundërshtonin luftën e Rusisë në Ukrainë, duke hedhur në drejtim të tij ngjyrë të kuqe, raporton teve1.info
Ndërsa, ish-ambasadori i Ukrainës në Austri, Olexander Scherba ka publikuar një video në Twitter, ku shihet ambasadori rus duke u goditur me ngjyrë të kuqe.
Scherba ka thënë se ambasadori rus sot ka pasur një moment të vështirë në Varshavë.
Në video aktivistët dëgjoheshin duke brohoritur “Fashistë”.
Russian ambassador had a hard time today in Warsaw. People chant into his face: “Fascists!” #StandWithUkraine #StopPutinNOW #ArmUkraineNow pic.twitter.com/erZsfB7MEs
— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) May 9, 2022
Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.