LAJME

Ambasadori Rohde ngjitet në majën e Gjeravicës dhe promovon bukuritë e Kosovës

Ambasadori Rohde ngjitet në majën e Gjeravicës dhe promovon bukuritë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Gusht 2024, 14:33

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka publikuar një video ku përmbledh çastet e kaluara në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë.

Madje, në disa momente ai shihet edhe duke bërë fli e duke mbledhur boronica.

Krahas videos së publikuar në platformën X, Rohde ka thënë se  ka përjetuar një aventurë të bukur me ngjitjen në Gjeravicë.

“Kalova një kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe. Shikoni videon përmbledhëse dhe bashkohuni me mua herën tjetër”, ka shkruar Rohde./KOHA/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika