LAJME

Ambasadori Rohde i jep lamtumirën Kosovës: Do ta mbaj gjithmonë në zemër

Ambasadori Rohde i jep lamtumirën Kosovës: Do ta mbaj gjithmonë në zemër
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2025, 14:10

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për pesë vitet e shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen e marrë dhe lidhjet e forta të ndërtuara gjatë kësaj kohe.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për ceremoninë lamtumirëse, që u mbajtë ditën e mërkurë, e ku prezente ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Megjithëse misioni zyrtar i ambasadorit Rohde përfundon javën e ardhshme, ai premtoi se do ta mbajë Kosovën gjithmonë në zemrën e tij dhe do të qëndrojë i lidhur me të”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjatë ngjarjes së lamtumirës, ambasadori Rohde shprehu falënderime të përzemërta ndërsa rikujtoi kohën e tij në Kosovë.

“Ai e cilësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024 si një hap shpresëdhënës drejt lidhjeve më të ngushta me Evropën dhe lavdëroi marrëdhëniet e forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht përmes diasporës frymëzuese kosovare — sipërmarrës, politikanë dhe artistë”, theksohet tutje në komunikatë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika