LAJME

Ambasadori Rohde: Duhet implementuar tërësisht të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Ambasadori Rohde: Duhet implementuar tërësisht të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë – Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2023, 19:06

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se duhet implementuar plotësisht të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Rohde ka thënë se pajtohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ka thënë se duhet implementimi i plotë i marrëveshjes.

“Pajtohem plotësisht – është i nevojshëm zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ai ka shpërndarë një postim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kishte bërë thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se pajtohet që të implementohen të gjitha pikat e marrëveshjes dhe aneksit të marrëveshjes, duke e quajtur këtë si proces krucial.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada ka shkruar se Italia e mbështetë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika