Ambasadori i Kosovës në Austri gjatë ditës së martë është pritur në Federatën e Industrive të Austrisë (Industriellenvereinigung e.V.) nga Presidenti z. Georg Knill dhe drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar, z. Michael Löwy.
Nga ambasada në shoqërimin e ambasadorit ishte edhe këshilltarja, znj. Dhurata Selimi.
“Qëllimi i takimit ishte intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes bizneseve austriake me ato kosovare, sidomos në kohën pas pandemisë si dhe realizimi i vizitave të ndërsjella të delegacioneve të kompanive nga të dyja vendet!”, thuhet në një njoftim nga Ambasada e Kosovës në Austri, përcjell Albinfo Austria.