LAJME

Ambasadori Kosnett publikon fotografi me Presidentin Biden

Ambasadori Kosnett publikon fotografi me Presidentin Biden
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Janar 2021, 16:39

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, në llogarinë e tij në Facebook, e ka publikuar një fotografi me Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden.

Kosnett në fotografi shihet duke i shtrënguar duart me presidentin Biden.

Kujtojmë se Kosnett ishte nominuar ambasador në Kosovë nga presidenti Donald Trump, në korrik të vitit 2018.

Ndërkaq dje në Uashington DC, qindra protestues të dhunshëm u futën në ambientet e Kongresit amerikan duke shmangur kordonin e policisë.

Protestuesit penguan procesin e certifikimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga ana e ligjvënësve amerikanë dhe si rrjedhojë punimet e kongresit u ndërprenë për të vazhduar më pas.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika