Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja.“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë”, ka thënë ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’.“Afganët shtëpinë e përhershme do ta kenë diku tjetër, por përkohësisht do të qëndrojnë në Prishtinë. Kosova nuk është duke shpëtuar jetë, ajo është duke u dhënë atyre mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka thënë tutje ai.
Ambasadori Kosnett: Kosova po u jep mundësi afganëve për të ndërtuar jetë të re

Përgjatë mbrëmjes së të dielës në Kosovë kanë arritur 111 afganë në Aeroportin e Prishitnës. Ata do strehohen në ish-Kampin e Bektel Enka-s.Siç ka bërë me dije Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nesër do nisen aeroplanë të tjerë ushtarakë amerikanë me afganë në drejtim të Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

